Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, sot në New York ka takuar homologun e tij finlandez, Timo Soini.
“Shumë takim i përzemërt me homologun tim finlandez Timo Soini, që ruan kujtimet më të mira nga vizita në Prishtinë për dhjetë vjetorin e pavarësisë. I kërkova mbështetje për liberalizimin e vizave dhe e informova për procesin e dialogut me Serbinë. Ftova ndërmarrësit finlandezë, një vend me eksperiencë në sportet dimërore, të investojnë në Kosovë, duke përfituar lehtësi të mëdha”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Miku im Soini, thotë tutje Pacolli, më garantoi për mbështetjen e vendit të tij në të gjithë organizatat ndërkombëtare ku Kosova bën pjesë, apo do të aplikojë në të ardhmen.
-
Kosova pjesë e barabartë e ministerialit të shefave të diplomacisë të BE-së dhe të rajonit në Helsinki
-
Pacolli: Norvegjia do ta mbështesë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave
-
Finlanda zotohet për mbështetje të vazhdueshme për Kosovën
-
Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës viziton Kosovën
-
Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini, viziton Kosovën