Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini, sot vjen për vizitë dyditëshe në Kosovë.
Gjatë vizitës në Kosovë, Soini do ta takojë Presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçin, kryeministrin Ramush Haradinajn, ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin dhe të tjerë.
“Temë e diskutimeve do të jenë marrëdhëniet bilaterale të Kosovës dhe Finlandës si dhe e ardhmja evropiane e Kosovës. Përveç kësaj, Ministri Soini do ta mbajë fjalën hyrëse me rastin e hapjes së projektit të binjakëzimit të Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga Finlanda, në forcimin e shërbimit korrektues dhe sprovues në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Finlandës.
Vizita në Kosovë është pjesë e turit në Ballkanin Perëndimor, ku ndër të tjera ai do ta vizitojë edhe Maqedoninë dhe Serbinë.
-
Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini, viziton Kosovën
-
Finlanda do mbështesë Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare, thotë Pacolli
-
Vlerësohet mbështetja e Finlandës për Kosovën
-
Finlanda zotohet për mbështetje të vazhdueshme për Kosovën
-
Ministrja e Jashtme finlandeze paralajmëron vizitë në Kosovë, Shqipëri e Serbi