Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini, me të cilin ka bashkëbiseduar për mundësinë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.
Presidenti Thaçi ka vlerësuar lartë mbështetjen që Finlanda i ka dhënë Kosovës dhe kërkoi që të thellohet bashkëpunimi.
“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën. Të shikojmë mundësitë që të thellojmë bashkëpunimin edhe në ekonomi, siguri e arsim”, u shpreh Thaçi.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Finlandës, Timo Soini është zotuar se Finlanda do të vazhdojë të mbështes Kosovën në të gjitha fushat.
“Kosova është e përcaktuar për të ardhmen e vet euro-atlantike”, u shpreh Thaçi duke shtuar se “Kosova sot është faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon e më gjerë”.
-
Haradinaj thotë se mori mbështetje nga Finlanda për anëtarësim në BE
-
Finlanda do mbështesë Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare, thotë Pacolli
-
Vlerësohet mbështetja e Finlandës për Kosovën
-
Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës viziton Kosovën
-
Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini, viziton Kosovën