Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli i thotë diplomates norvegjeze se Serbia po e bllokon Kosovën në integrimin evropian

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar ministren e jashtme norvegjeze Ine Eriksen, të cilës ka thënë se ia ka shpjeguar faktin që Serbia po provon ta bllokojë Kosovën në rrugën e integrimit evropian.

Ai ka thënë se Norvjegia është vend model nga i cili Kosova duhet të mësojë për zhvillimin dhe bashkëpunimin ndërshtetëror.

“Ky vend ka përkrahur fuqishëm Republikën e Kosovës në të gjitha etapat para dhe pas pavarësisë. Edhe sot, Eriksen shfaqi mirëkuptim total për nevojën e përkrahjes së Kosovës në proces të hapjes së mundësive të reja. Gjatë këtij takimi, znj. Eriksen i shpjegova faktin se Serbia po provon ta bllokojë Kosovën në synimin e saj të integrimit në familjen e shteteve demokratike, evropiane. U dakorduam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shpreha mirënjohje për përkrahjen e Norvegjisë në procese të afirmimit tonë ndërkombëtar. Jemi të inkurajuar me faktin se kemi miqësi dhe partneritet me vende si Norvegjia”, ka njoftuar Pacolli në Facebook.