Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka shprehur mbështetjen e fortë që vendi të cilin e përfaqëson i ofron Kosovës në rrugën e saj evropiane.
Këtë e ka bërë të ditur ai në një njoftim në Twitter pas takimit që ka mbajtur të mërkurën me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Ai ka thënë se në këtë takim gjithashtu është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ekonomik.
“Takim me Zëvendëskryeministren e Kosovës dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz. Ne ndërtojmë marrëdhënie cilësore midis Kroacisë e Kosovës dhe i ofrojmë mbështetje të fortë Kosovës në rrugën e saj evropiane. Gjithashtu diskutuam për pozitën e komunitetit kroat në Kosovë dhe për forcimin e bashkëpunimit ekonomik”, ka shkruar ai.
Susret s kosovskom potpredsjednicom Vlade i ministricom vanjskih poslova i dijaspore @gervallaschwarz.
— Andrej Plenković (@AndrejPlenkovic) March 8, 2023
Gradimo kvalitetne odnose ???? te pružamo snažnu podršku Kosovu na europskom putu. Razgovarali smo i o položaju hrvatske zajednice na Kosovu te jačanju gospodarske suradnje. pic.twitter.com/pC4tt2ObK5
-
Kurti takon Plenkoviqin, theksohet nevoja për forcim të aleancave dhe koordinim politik
-
Plenkoviqi takohet me Kurtin: Kroacia, mbështetëse e Kosovës në integrimin evropian
-
Kroacia i ofron mbështetje Kosovës në rrugën evropiane
-
Kroacia mbështet rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së, zotohet t'i ndajë përvojat
-
Plenkoviq uron Kurtin: Kroacia pret formim të shpejtë të institucioneve