Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kroacia i ofron mbështetje Kosovës në rrugën evropiane

Kroacia e përkrah plotësisht rrugën evropiane të Kosovës dhe është e gatshme t’ia ofrojë përvojën e saj, ka thënë të martën ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliq Radman, pasi priti në Zagreb, ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Radman ka shkruar në Twitter se me Gërvallën kanë diskutuar për raportet bilaterale miqësore dhe rrugën evropiane të Kosovës.

Ai e ka cilësuar Kosovën si “partnere të besueshme me qëndrimin proevropian në politikën e jashtme”.

Ndërkaq, Gërvalla e ka cilësuar Kroacinë jo vetëm si “shtet mik strategjik, por edhe shumë të afërt”.

“Kemi histori të përbashkët”, ka thënë ajo duke shtuar se “jemi përballur me të njëjtin agresor”.