10 janar – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, z. Behgjet Pacolli, sot në takim me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, ka falënderuar Gjermaninë për përkrahjen e vazhdueshme të këtij shteti për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Pasi e ka uruar fillimisht për praninë e Gjermanisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për dy vitet që vijnë, Pacolli ka potencuar që Kosova dëshiron edhe më shumë prani të Gjermanisë përmes ekonomisë dhe investitorëve të saj në vend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrania e Kosovës përmes rreth 400.000 qytetarëve të saj në Gjermani dhe kontributi i Gjermanisë në ndërtimin e paqes për 20 vite me radhë nga Bundeswehri dhe tashti angazhimit nëpërmjet GIZ-it dhe Kampit për Inovacion në Prizren vetëm sa thellojnë bashkëpunimin mes dy vendeve tona, thuhet në njoftimin për media të MPJ-së.
Tema të diskutimit në mes ministrit Pacolli dhe homologut gjerman, Maas, ishin edhe përkrahja e Gjermanisë për përfundimin e negociatave në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë me njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.
Ministri Maas ka thënë se do të përkrahë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, ndërsa një mbështetje të veçantë Pacolli ka hasur edhe në përshpejtimin e procedurës së njohjes së patent-shoferëve në mes Gjermanisë dhe Kosovës.