Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka kundërshtuar deklaratën e ministrit të Mbrojtjes të Malit të Zi Predrag Boshkoviq se Kosova është shtet, transmeton Koha.net.
“Kosova nuk është shtet por territor përkohësisht në administrim të OKB-së e në përputhje me Rezolutën 1244”, ka thënë ai duke reaguar pasi Mali i Zi ka dërguar dy oficerë në misionin e KFOR-it.
Lexoni edhe:
“Kur Mali i Zi dërgon oficerë në mision në territorin e Serbisë, rregulli i parë është që të pyetemi edhe ne”, ka thënë Vulin.
“Ministri malazez i Mbrojtjes më zëshëm po e përfaqëson pavarësinë e Kosovës se Shqipëria. Do ta kishim respektuar më shumë dërgimin e ushtarëve malazezë, sikur vetëm një ushtar ta kishin dërguar për të mbrojtur manastiret e jo në shtab si mbrojtje të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Vulin.
-
Boshkoviq: Kosova është shtet
-
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi: Kosova, pjesë e Serbisë e shkëputur qëllimshëm
-
Vulin: S’duhet ta mbështesim integritetin territorial të Bosnjës, nëse ajo e njeh Kosovën
-
Serbia i kundërpërgjigjet SHBA-së: Nuk jemi koloni, vendosim vetë për armatimin
-
Sipas ministrit serb të Mbrojtjes, Kosova po armatoset nga e gjithë bota