Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën se Serbia mund të njohë Kosovën shtet sovran, por në këmbim të kësaj do të kërkojë diçka mbrapa nga Kosova si pjesë një marrëveshjeje më të gjerë të kompromisit.
“Ne duhet të gjejmë kompromisin, nuk mund të njohim Kosovën pa fituar diçka nga ana tjetër”, ka thënë Vuçiqi për agjencinë italiane të lajmeve ANSA.
“Jam i sigurt se me ndihmën e miqve evropianë dhe me mbështetjen e Rusisë, Amerikës, Kinës dhe vendeve tjera, mund të gjejmë zgjidhje”, theksoi ai në këtë intervistë, transmeton Koha.net.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiq: Evropa po na kërkon në heshtje ta njohim Kosovën
-
Vuçiq: Një tjetër shtet do ta tërheqë njohjen e Kosovës
-
Vuçiq: Njohja e Kosovës dëshirë e BE-së e jo e Serbisë
-
Vuçiq çuditet pse po i kërkohet direkt njohja e Kosovës
-
Vuçiqi e pranon se pa marrëveshje me Kosovën s’ka integrim të Serbisë në Evropë