Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot në Nju Jork me Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Philip Reeker, dhe të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, me të cilët ka biseduar për mundësitë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës e Serbisë.
Vuçiqi ka thënë se Serbia është e gatshme të kthehet në dialog pas heqjes së taksës ndaj mallrave serbe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kompromisi do duhej të merrte parasysh dhe të respektonte interesat e serbëve të atjeshëm, sikurse edhe ruajtjen e interesave shtetërore e nacionale të Serbisë”, ka thënë Vuçiqi, sipas kabinetit të tij, transmeton Koha.net.
Në takim është biseduar edhe për situatën e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor dhe është konstatuar se paqja dhe stabiliteti është i një rëndësie të madhe për përparimin politik e ekonomik, sikurse edhe rruga evropiane për të tërë rajonin.