Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiqi pas takimit me Escobarin: Marrëdhëniet Serbi-SHBA do të përmirësohen edhe më tej

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar rreth takimit të së mërkurës me të Dërguarin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Vuçiqi ka thënë se biseda me Escobarin ishte e hapur dhe korrekte, duke mos treguar detaje të temave që janë diskutuar.

Më tej Vuçiqi ka thënë se beson që marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Serbisë do të përmirësohen edhe më tej.

“Bisedë e hapur dhe korrekte me përfaqësuesin amerikan. Besoj në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së. Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takua me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin Special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftimin e lëshuar në profilin e tij.

Escobar pritet që pas vizitës së tij në Serbi, pritet ta vizitojë edhe Kosovën.