Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka folur pas vendimit që u morr për seancën e jashtëzakonshme për të mërkurën, datë 31 tetor.
Ka thënë se ka një propozim që të fillohet nga sot harmonizimi i rezolutës.
“Mesazhi im është - të evitojmë interesat tona elektorale e të koncentrohemi në një sfidë që nuk është e lehtë e që është Serbia. Ne e kemi një drejtim të jemi bashkë në platformën nacionale. Ftoj partnerët tanë edhe nga opozita të lënë egot e të ecim përpara. Ndarje nuk do të ketë kurrë. Nuk duhet të rrezikojmë ndarjen tonë që të na krijojë situatë imponuese. Duhet të mendojmë për gjeneratat e ardhshme. Nuk do të lejoj të ndodhin precedant. Përderisa ne po shtyhemi, Vuçiqi po e promovon dialogun, po përfiton nga mungesa e konsensusit tonë”, tha Veseli, raporton KTV.
LEXO EDHE: Veseli kërkon të lihen inatet politike - Kemi vetëm një kundërshtar, është Serbia, thotë ai
-
Veseli: Kurti, pas mesnate miratoi rezolutë për të shkuar në dialog me Vuçiqin
-
Pak gjasa që skena politike në vend të unifikohet
-
Veseli alarmon se çarja e skenës politike në vend rrezikon humbjen e përkrahjes nga SHBA-ja e BE-ja
-
Veseli nuk dorëzohet, thotë se do ta intensifikojë angazhimin për konsensus
-
Veseli fton opozitën të lë mënjanë dallimet partiake, rezoluta thotë se është interes shtetëror