Veseli kërkon të lihen inatet politike - Kemi vetëm një kundërshtar, është Serbia, thotë ai Foto: Ilustrim/Koha

Veseli kërkon të lihen inatet politike - Kemi vetëm një kundërshtar, është Serbia, thotë ai

29 October 2018 10:39

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me udhëheqësit e Agjencisë Pyjore të Kosovës, mori pjesë në aksionin për pyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura në fshatin Llashticë të Komunës së Gjilanit.

Nga atje, Veseli edhe një herë i ka ftuar partitë politike në Kosovë që të bashkohen për mbrojtje të territorit, raporton kp.

Derisa ka komentuar kërkesën e grupit Parlamentar të LDK-së për seancë të jashtëzakonshme, për të miratuar një rezolutë që ia ndalon presidentit të flas për korrigjimin e kufijve, Veseli ka thënë se duhet të kalohen inatet politike.

"Sot do të procedojmë në bazë të kërkesës së deputetëve dhe do të ketë seancë të jashtëzakonshme. Edhe nga ky vend i bukur thërras për ndërgjegje më të madhe, për përgjegjësi më të madhe shtetërore të gjitha forcave politike në mbrojtje të territorit të Republikës së Kosovës. Energjia kundër njëri tjetrit duhet të transformohet në energji pozitive për njëri tjetrin edhe një energji e vendosmërisë sonë për Serbinë. Ne kemi vetëm një kundërshtar të pavarësisë sonë, ajo është Serbia. Nuk duhet të gjejmë kundërshtar brenda vetvetes, shpresojmë që të kalojnë inatet edhe kolegët e opozitës, Kosova është e përbashkët", tha ai.

Megjithatë, ai nuk ka treguar se a do të votojnë deputetët e partisë që ai drejton për këtë rezolutë.

Komentet

Agroni (Ferizaj).29/10/2018 10:59

Amerika ia ka Terheq Veshet Shume shqiptareve dhe NUK kane qare pa e bere Korrigjimin e Kufijve veq eshte Vonim....

Shto koment

Të ngjashme