Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiqi mbron qëndrimin prorus duke shprehur inatin e para 23 vjetëve ndaj Ukrainës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ministrave serbë assesi të pranojnë kritikat që po u vijnë nga Kievi zyrtar.

Vuçiqi, por edhe në ministri në largim i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, akuzuan Ukrainën pasi ambasadori i këtij vendi në Beograd, tha se Kievi zyrtar e ka gjithnjë e më vështirë të kuptojë Serbinë se nuk po i vë sanksione Rusisë për agresionin, shkruan gazeta “Danas” të martën.

Vuçiqi nuk dha arsyetime pse nuk po i vë sanksione Rusisë, por e akuzoi Ukrainën se edhe ajo nuk e ka mbrojtur sipas tij, Serbinë, më 1999 kur ishte sulmuar nga NATO.

Vuçiqi me ironi shtoi se nuk i kujtohet që në vitin 1999 ukrainasit ndihmuan Serbinë ose ndaluan fluturimet me vendet që morën pjesë në sulmin ndaj ish-Jugosllavisë.

Ambasadori ukrainas po ashtu tha se rasti i Kosovës dhe ai në Ukrainë, ku Rusia ka aneksuar pesë rajone të saj, nuk mund të krahasohen.

Serbia nuk po pranon t’i vë sanksione Rusisë, me gjithë presionin e madh nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Edhe Vuçiqi: Nëse s’do ta dënonim sulmin në Ukrainë, s’do të mund ta thoshim se Kosova është Serbi Arbëri Vuçiqi: Nëse s’do ta dënonim sulmin në Ukrainë, s’do të mund ta thoshim se Kosova është Serbi

Në fakt, Ukraina është prej vendeve që kanë mbrojtur më së shumti qëndrimin serb kur bëhet fjalë për Kosovën.

Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ndër të tjera, është ndër vendet që u ka nxjerr më së shumti probleme sportistëve kosovarë, duke mos i lejuar të shkelin në territorin e saj.

Rusia ka lejuar sportistët, e në këtë vend edhe është intonuar himni i Kosovës.