Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiqi i ka porositur shqiptarët e Kosovës dhe përfaqësuesit e tyre që, siç ka thënë, të mos e nënçmojë Serbinë, sepse Serbia ka ditur gjithmonë ta ruajë fytyrën dhe popullin e vet, transmeton Koha.net.
Duke komentuar planet për ndryshimin e kufijve me Kosovën që u publikuan në disa medie gjermane, ai ka thënë se “ma e rrëmbyen gjysmën e Serbisë “.
"Nuk dua ta fyej askënd, as shqiptarët dhe as përfaqësuesit e tyre, por dua t’i porosis ata që të mos e nënçmojnë Serbinë. Fakti se në Serbi ka njerëz të qetë e stabilë, fakti se udhëheqja e saj insiston në paqe, nuk do të thotë se do t’iu lejojmë juve dhe këdo tjetër të na shkelni e të na poshtëroni“, citon “gazeta e Beogradit “blic” të ketë thënë Vuçiq.
Ai ka shtuar se më e rëndësishmja është të ruhet paqja dhe siguria duke përsëritur se kjo nuk do të thotë që Serbia është e dobët siç e mendojnë disa.
-
Vuçiqi thotë se nuk do të heqë dorë nga Kosova: Nuk do t’u japim asnjë centimetër tokë
-
Vuçiq: Nëse s’i mbrojnë serbët e Kosovës ata që duhet, ka kush t’i mbrojë
-
Vuçiq: Serbët në Kosovë të votojnë, të japin dorëheqje, dhe kështu, gjithmonë
-
Vuçiq: Falë meje dhe tre të tjerëve Kosova nuk është sot në OKB
-
Serbia pret “veprime tjera të çuditshme” nga Kosova