Gjatë ditës së sotme, është raportuar se presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ftuar në një takim të papritur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Për këtë takim janë deklaruar dy presidentët, Thaçi e Vuçiq, por për dallim nga i pari që nuk ka dhënë detaje, presidenti serb ka folur më hollësisht për takimin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas FoNet-it, Thaçi ka thënë se qeveria e re e Kosovës do të krijohet në fillim të dhjetorit, por Vuçiqi ka thënë se kjo s’mund të ndodhë para janarit. E madje, gjithnjë sipas mediumit serb, Thaçi është pajtuar me Vuçiqin për këtë.
“Me Thaçin kemi folur për mundësinë e vazhdimit të dialogut. Macroni do të dëshironte që kjo të ndodhte sa më parë, sepse kjo është me rëndësi për stabilitetin e Ballkanit. Thaçi tha se do ta krijojnë qeverinë në fillim të dhjetorit, por unë ju thashë që kjo është e pamundur për shkak të marifeteve që po shohim. Ju thashë: duhet të prisni deri në janar, e pastaj Thaçi tha: Ok, do të presim deri në janar, dhe kështu me radhë. Le të presim”, citohet të ketë thënë Vuçiqi.
Thaçi e Vuçiqi, bashkë me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor dhe liderë botërorë, po marrin pjesë në Forumin e dytë të Paqes në Paris.
Presidenti i Kosovës po ashtu pritet të flasë në një panel të enjten, mbi paqen në Kosovë.