Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiqi nuk beson se do të takohet me Kurtin në Paris

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se nuk beson që do të ketë takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Paris, raportoi mediumi serb "RTS".

Ai deklaroi të enjten pas takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, se ka ekzistuar mundësia që të ketë takim, por sipas tij, tash “nuk beson më”.

Kurti e Vuçiqi gjenden në Francë, në Forumin e Paqes, të ftuar nga presidenti Macron. Vuçiqi është shprehur i shqetësuar para Macronit se “nuk i është realizuar ajo që i ishte premtuar”.

“S’ka arsye për të qenë optimist me Prishtinën. Macronit i thashë se ne po kërkojmë vetëm targa neutrale ndaj statusit, siç është në marrëveshje. Ne nuk e dimë çfarë do të ndodhë më pas”, deklaroi ai, duke folur për çështjen e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.