Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se ka për qëllim që Serbia të bëhet me kufij të qartë e jo të mbetet provizorium siç është tani gjendja, e cila, tha ai, krejtësisht ndryshe përshkruhet, ndërsa krejtësisht ndryshe është në terren.
Duke arsyetuar qëndrimin e vet rreth caktimit të kufijve me Kosovën, ai ka theksuar se Kosova është territori që nuk dihet kush si e trajton, kujt çfarë i takon në të dhe si e tillë gjithmonë burim i konflikteve të mundshme, transmeton Koha.net.
“Duam shtetin kufijtë e të cilit i dimë, shtetin e përcaktuar që e ruajmë dhe e mbrojmë. Kam folur shumë herë për këtë, kjo nuk është ndonjë gjë e re, e që dikush në mendjen e vet e sheh këtë si habi me imagjinatën e vet të prishur, këtë s’e kuptoj”, citon “novosti” të ketë thënë Vuçiq.
Ai ka theksuar se nuk e fsheh që e përkrah kufizimin me Kosovën duke shtuar se kjo është politika që ai përfaqëson.
“Se a do ta ketë përkrahjen e popullit kjo politikë, nuk e di por unë përpiqem për kufij me shqiptarët”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka shtuar se nuk dëshiron të flasë për detajet e bisedimeve rreth kësaj çështjeje.
-
Kërcënim i ri nga Serbia
-
Vuçiq: Kosova është pjesë e Serbisë sipas Kushtetutës dhe ‘drejtësisë së Zotit’
-
Vuçiq: Deklarata e Paunoviqit s’e pasqyron vullnetin tim dhe politikën e qeverisë serbe
-
Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë
-
Vuçiqi thotë se përkrahja për SHBA-në në Serbi është rritur gjatë mandatit të Trumpit