Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot për televizionin publik serb se “në Bruksel 100 herë ka thënë se AKS do të formohet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe se është i habitur me deklaratën e Brukselit se BE përkrah formimin e AKS-së me ligjet e Kosovës”.
Duke komentuar deklaratën e zëdhënëses së Përfaqësueses së lartë të BE-së Maja Kocijançiç se BE përkrah formimin e AKS-së sipas ligjeve të Kosovës, Vuçiq ka thënë: “Kjo do të thotë se ata duhet të na tregojnë se ku shkruan kështu”.
Lexoni edhe:
“Jam i befasuar me atë deklaratë, sepse 100 herë në Bruksel kam thënë se AKS do të formohet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, me parimet dhe me planin implementues dhe vetëm në përputhje me të”, citon FoNet të ketë thënë Vuçiq, transmeton Koha.net.
Ai ka theksuar se nëse harmonizimi me Kushtetutën e Kosovës është e vetmja gjë me rëndësi për përfaqësuesit e BE-së, atëherë ata nuk janë neutralë ndaj statutit.
“Le ta thonë të veten ata. Ne i kemi dokumentet, ujditë dhe Marrëveshjen e Brukselit në të cilën nuk shkruan ashtu. Unë e di përmendësh Marrëveshjen e Brukselit. Njerëzit në Serbi kanë teori konspiracioni dhe ndaj imagjinojnë çfarë shkruan. I ftoj të gjithë ta lexojnë çfarë shkruan, i keni në sajtin e Qeverisë, mendoj edhe në sajtin e Presidentit dhe në atë të Zyrës për Kosovën”, ka theksuar Vuçiq.
-
Vuçiq sqaron se kur dhe si do të formohet AKS
-
Vuçiqi për AKS-në: Nuk më intereson nëse është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës
-
Beogradi do ndihmën e BE-së që Prishtina ta ndryshojë kornizën juridike
-
Media serbe: Teksti i Marrëveshjes së Brukselit demanton Beogradin
-
Simiq: AKS vetëm sipas Marrëveshjes së Brukselit