Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq sqaron se kur dhe si do të formohet AKS

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka mohuar se me Marrëveshjen e Brukselit është paraparë që Asociacioni i Komunave serbe të formohet me ligjet e Kosovës dhe se ishte arritur marrëveshja që asociacioni të krijohej pas ndryshimit, përkatësisht, pas përshtatjes së dispozitave juridike.

Ai ka theksuar se në Serbi po sheh njerëz të cilët disa nene të Marrëveshjes së Brukselit interpretojnë ashtu si i pëlqen palës shqiptare, dhe, sipas tij, bëhet fjalë për njerëz që nuk ka në lidhje dhe se me nenin 2 të pjesës implementuese të Marrëveshjes së Brukselit theksohet se ai do të rregullohet me përshtatjen e dispozitave juridike dhe të sistemit juridik në Kosovë.

"Vetëm pasi të ndryshohen këto, atëherë pason konfirmimi Gjykatës Kushtetuese (e Kosovë) e cila ka të drejtë të konfirmojë e jo të mohojë se ndalojë diçka.

Vuçiq ka pyetur se nëse AKS duhet themeluar sipas ligjeve të Kosovë pse asociacioni nuk është krijuar deri më tash?

Sipas fjalëve të tij, gjithë kuptim i bisedave në Bruksel është që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ai në fund ka thënë se së shpejti në Beograd shkojnë përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian Federica Mogherini dhe kryetari këshillit të Europës Doland Tusk dhe se atëherë do të shohë se kush dhe si e interpreton këtë marrëveshje.

Artikuj të ngjashëm