Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe do të themelohet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe normat e saj.
Duke reaguar ndaj deklaratës së zëdhënës së BE-së, Maja Kocijançiç, e cila tha se ky asociacion do të bëhet në përputhje me ligjet e Kosovës, Vuçiq kërkoi që t’i tregojnë atij ku është e shkruar një gjë e tillë.
Vuçiq po ashtu u shfaq i befasuar nga ky deklarim.
“Dua të na tregojnë se ku është e shkruar kjo gjë në marrëveshjen e Brukselit, unë e di përmendësh marrëveshjen e Brukselit, ju mund ta gjeni atë në faqen e qeverisë, të presidentit, të zyrës për Kosovë, një gjë e tillë nuk shkruhet askund”, tha presidenti serb për RTS mbrëmjen e së martës, përcjell KosovaPress.
Ai shtoi se tani me rëndësi është “paqja e brendshme e Serbisë”.
Përderisa Kosova po këmbëngul që Asociacioni të bëhet në bazë të Kushtetutës së saj, përfaqësuesit e Listës Serbe, së bashku me Qeverinë serbe, kërkojnë që themelimi i tij të ndodhë duke pasur për bazë Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.
-
Vuçiq sqaron se kur dhe si do të formohet AKS
-
Serbia shkel sërish Marrëveshjen e Brukselit, iu drejtohet me letra anëtarëve të KiE-së
-
Vuçiq: Nuk ka shpresë për formimin e Asociacionit
-
Vuçiq: Pas themelimit të Asociacionit, Serbia do t’i përmbushë detyrimet e veta
-
Vuçiqi – Borrellit: Në Bruksel vij të flas vetëm pas Asociacionit