Zëdhënësi i Listës Serbe Igor Simiq, ka thënë se deklarata e Maja Kocijançiçit, zëdhënëses së Federica Mogherinit, e cila ka thënë se Asociacioni i Komunave serbe do të themelohet sipas ligjeve të Kosovës, , është në kundërshtim me atë që ka dëgjuar javën e kaluar në Prishtinë nga Angelina Einhorst, përfaqësuese e Politikës së Jashtme të shërbimeve të BE-së.
“Ajo ka thënë shumë herë se për të dhe BE-në se për ta formuar Asociacionin vlen vetëm marrëveshja e nënshkrua në Bruksel. Qëndrimi i Listës Serbe dhe i këshilltarëve të komunave me shumicë serbe është shumë i qartë - AKS duhet të formohet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe vetëm kjo Bashkësi do të pranohet edhe nga përfaqësuesit politikë e edhe nga populli serb", ka thënë për "veçernje novosti" Simiq, trasnemton Koha.net.
Ai ka përkujtuar se përfundimet e këshilltarëve të dhjetë komunave serbe në Mitrovicë më 28 mars janë kuptimplota: Nëse Prishtina nuk i përmbush detyrimet dhe nëse nuk fillon me formimin e AKS-së në përputhej me marrëveshjet e Brukselit,këtë do ta bëjnë përfaqësuesit e komunave serbe.
-
“Statuti i AKS-së do t’iu prezantohet delegacioneve të Beogradit e Prishtinës në Bruksel”
-
Lista Serbe për formimin e AKS-së insiston në ndryshimin e Kushtetutës
-
Sot në Zveçan bisedohet për hartimin e statutit të AKS-së
-
Vuçiq sqaron se kur dhe si do të formohet AKS
-
Media serbe: Teksti i Marrëveshjes së Brukselit demanton Beogradin