Përfaqësues politikë të serbëve në Kosovë me gjasë kanë filluar ta njohin Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të ligjeve të saj, transmeton Koha.net.
Të paktën kur me anë të tyre dhe me ndryshimin e tyre ata e duan realizimin e qëllimeve të veta politike, siç është rasti me krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe që e mendojnë vetëm si kundërpeshë me pushtetin qendror në vendin tonë.
Kështu deputeti i Listës Serbe Igor Simiq për n1 thotë se duhet ndryshuar jo vetëm Kushtetutën e Kosovës por edhe të gjitha aktet tjera juridike.
Ai ka thënë se me këto ndryshime do të mundësohej përshtatja kornizës juridike të Kosovës me Marrëveshjen e Brukselit për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
"Kjo është e vetmja mënyrë që AKS të formohet ashtu siç është marrë për të vesh në Bruksel. Të gjitha të tjerat janë prolongim i sërishëm deh probleme në formim", ka thënë Simiq.
-
Lista Serbe do ndryshime kushtetuese për t’i lënë vend themelimit të Asociacionit
-
Afati për themelimin e AKS-së, qarkullojnë deklarata për ngritje tensionesh në prag të 4 gushtit
-
“Statuti i AKS-së do t’iu prezantohet delegacioneve të Beogradit e Prishtinës në Bruksel”
-
Asociacioni po zvarritet për finalen e dialogut
-
Lista Serbe kërkon ndryshimin e ligjeve për t’ia përshtatur Asociacionit