Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq: Na lini të gjejmë vetë zgjidhjen për Kosovën

Foto: AFP / ilustrim

[22:30] Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Forumin Evropian në Alpbach, sonte i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i lejojnë serbët dhe shqiptarët që vetë të zgjidhin çështjen e Kosovës.

Ai shprehu pakënaqësinë, siç tha për shkak të dëshirës së vendeve të tjera për të ndikuar në përmbajtjen e një marrëveshjeje të mundshme mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Unë dëgjoj zëra nga Londra, sikur të jenë më të interesuar për të ardhmen tonë, më shumë sesa vetë ne”, tha Vuçiq, transmeton KosovaPress.

Ai vlerësoi se një marrëveshje e mundshme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës do të ishte “arritje e pabesueshme”, por shtoi se është “skeptik, se kjo do të arrihet”.

Ai tha se për shkak të përpjekjeve për të zgjidhur çështjen e Kosovës ka shumë kundërshtarë në Serbi, ndër të cilat një numër i madh i personaliteteve, kurse opozita e akuzon atë se është tradhtar, dhe se jashtë vendit paraqiten më shumë si avokatë të të ashtuquajturës “Serbi e madhe”.

Edhe Vuçiq: Evropa po na kërkon në heshtje ta njohim Kosovën Arbëri Vuçiq: Evropa po na kërkon në heshtje ta njohim Kosovën

Ai pyeti se çfarë janë kufijtë e Serbisë dhe çfarë është Kosova. “Ne e konsiderojmë Kosovën pjesë të Serbisë, dhe ata e konsiderojnë atë një shtet të pavarur. Gjysma e vendeve në botë thonë se Kosova është e pavarur dhe gjysma, ndër të cilat janë pesë anëtare të BE-së, që është pjesë e Serbisë. Si do ta zgjidhim këtë?”, tha Vuçiq.


Vuçiq: Thaçin s’e dua, por më duhet të flas me të që t’i zgjidhim problemet 200 vjeçare

Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq po marrin pjesë në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë.

Thaçi e Vuçiqi, si dhe liderë evropianë dhe përfaqësues shtetesh, po qëndrojnë në Austri me ftesë të presidentit austriak, Alexander Van der Bellen për të diskutuar të ardhmen evropiane.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se serbët dhe shqiptarët duhet të flasin me njëri-tjetrin për të zgjidhur problemet, që sipas tij, datojnë për 200 vjet.

Vuçiqi tha se kundër tij janë edhe Kisha Ortodokse dhe armiqtë e tij politikë.

“Unë nuk e dua Thaçin, por ne duhet të flasim me njëri-tjetrin. Ne duhet të mundohemi t’i zgjidhim problemet që janë duke zgjatur jo që dy vjet, jo që 20 vjet, po që 200 vjet”, tha Vuçiqi, raporton REL.

Edhe Vuçiq: Zgjidhja me kompromis e vetmja për Kosovën, por s’e di cili është ai Arbëri Vuçiq: Zgjidhja me kompromis e vetmja për Kosovën, por s’e di cili është ai

Duke folur për idenë e korrigjimit të kufijve, Vuçiqi tha se “askush nuk e di ku janë kufijtë tanë”.

“Unë do të them një gjë, Hashimi do të thotë një gjë tjetër”, u shpreh Vuçiqi.