Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se “aktualisht nuk e sheh mundësinë si mund të arrihet një zgjidhje me kompromis ndërmjet Beogradit e Prishtinës”, e citojnë atë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.
Sipas tyre ai ka shtuar se “megjithëkëtë nuk më shkon mendja të heq dorë nga lufta për ta zgjidhur dhe të mos marr pjesë në atë proces”.
Pas bisedës me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrellin, Vuçiq bëri të ditur se me bashkëbiseduesin e tij kishte folur për rastet e lëshuara dhe rreth asaj se çfarë ka qenë e mundur të bëhej, kur propozohej për arritjen e zgjidhjes me kompromis.
“Nuk ka të tillë që aso kohe nuk kishte folur zi e më zi për mua dhe për Serbinë, e po ashtu edhe për shqiptarët. Thuajse kjo çështje nuk i përkiste neve e shqiptarëve, dhe sikur vetëm neve na përkiste. Dhe vetëm ne nuk kishim guxim të vendosnim për çfarëdo. Dhe të gjithë na mbanin ligjërata për Kutinë e Pandorës dhe për zgjidhje ndryshe. Ndërsa në pyetjen time pse ata kishin hapur duke njohur pavarësinë më 2008 dhe me bombardimet më 1999, përgjigje nuk kam marrë. Po ashtu edhe në pyetjen pse serbët e malazezët nuk kanë të drejta të njëjta me shqiptarët në Maqedoni. Nuk ka përgjigje e as që do të ketë” është shprehur Vuçiq.
“Çfarë mund të pranojmë ne – kjo është çështje për të cilën ne vendosim, por është në interesin tonë të pranojmë kompromisin”, ka thënë ai.
Edhe
Vuçiq: Po thonë se Serbia është problemi pasi s’po e njeh Kosovën
Ai ka përsëritur se Serbia ka bërë mjaft luftëra, se ka pasur shumë të vrarë në luftërat e shekullit të 20-të, ndërsa interes sublim ka ruajtjen e paqes, transmeton Koha.net fjalët e tij të cituara nga mediat serbe.
“Ky është thelbi i të gjithave. Përparimi ekonomik nuk arrihet pa paqe e stabilitet. E kemi arritur BeH-në me paga dhe jemi pas Malit të Zi për 150 euro. Por kjo nuk do të thotë se duhet të pranojmë poshtërimin”, është shprehur Vuçiq.