Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq: Jam pothuajse i sigurt se vrasja e Ivanoviqit do të zbardhet

Foto: Ilustrim

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se është pothuajse i sigurt se vrasja e Oliver Ivanoviq do të zbulohet.

“Nuk e di se sa kohë duhet, por unë jam pothuajse i sigurt se kjo nuk do të mbetet pa u zbuluar”, tha Vuçiq në Smederevë, i pyetur nga gazetarët lidhur me konferencën e shtypit të djeshme të produksionit "Rikoshet", i cili po punon në një serial për vrasjen e Oliver Ivanoviq.

Politikani serb ishte vrarë në janar të këtij viti, para selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës dhe deri më tash nuk ka të dyshuar për vrasjen e tij.

Artikuj të ngjashëm