Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se organet shtetërore serbe “për herë të parë kanë disa informata operative” për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, dhe ka shtuar se është i sigurt se do të zbulohet ai që e ka kryer këtë krim.
“Ne për herë të parë kemi informata të sigurta, ndoshta jemi në një shteg të vogël të diçkaje serioze, e jo lojëra. Për herë të parë kemi disa informata operative, edhe pse s’na lejohet të kryejmë hetime në asnjë mënyrë”, ka thënë Vuçiq para gazetarëve serbë, raporton “FoNet”.
“Këtë që e kemi pranuar për herë të parë ka njëfarë logjike dhe njëfarë kuptimi. Është hera e parë që diçka nuk është e palogjikshme, dhe se a është kështu apo jo do ta verifikojmë”, shtoi ai, transmeton Koha.net.
Vuçiq më tej tha se më parë kanë pranuar mbi 50 informata por që nuk kanë pasur asnjë logjikë e kuptim.
-
Rikthehen akuzat ndaj Beogradit zyrtar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
-
Vuçiq: Më duhet vetëm edhe një dëshmi për të treguar vrasësin e Ivanoviqit
-
Vuçiqi dhe Putini të enjten do të diskutojnë për Kosovën
-
“Serbia jo, por ndonjë serb mund të ketë marrë pjesë në vrasjen e Ivanoviqit”
-
Vuçiq: Serbia jo, por ndonjë serb mund të ketë marrë pjesë në vrasjen e Ivanoviqit