Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se pret që gjatë vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Serbi më 17 janar, të nënshkruhen 21 marrëveshje për të ardhmen e Serbisë dhe se çështja e Kosovës do të jetë pjesë e diskutimeve.
Të hënën në mbrëmje, në një intervistë për Pink TV, ai tha se është thelbësore për Beogradin të sqarohet vrasjen e kreut të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq, por autoritetet e Serbisë nuk mund të kryenin një hetim në vendngjarje dhe nuk kanë pranuar materialet e kërkuara, shkruan rel.
Vuçiqi shtoi se ai u tha shërbimeve serbe që të mos paraqisnin të gjitha njohuritë para përvjetorit.
“Ivanoviqi u vra në ditën kur ishin zgjedhjet e Beogradit, a do të ishte e përshtatshme për dikë në Beograd kjo, vetëm nëse dikush është i çmendur”, tha Vuçiqi.
-
Vuçiqi bisedon me Putinin për takimet Kosovë-Serbi
-
Vuçiq: Më duhet vetëm edhe një dëshmi për të treguar vrasësin e Ivanoviqit
-
Serbët në javën e gjashtë në rrugë kundër Vuçiqit - Putini në Beograd më 17 janar
-
Vuçiq: Serbia jo, por ndonjë serb mund të ketë marrë pjesë në vrasjen e Ivanoviqit
-
Vuçiqi thotë se me Putinin në Beograd do të bisedojë për Kosovën