Partia Demokratike e Serbisë, DSS, ka kumtuar sot se pas dhjetë vjetësh të pohimit të saj procesi i hyrjes së Serbisë në BE është i pandarë nga pavarësia e Kosovës, tash ka marrë edhe konfirmimin zyrtar .
Në Strategjinë e Komisionit Europian shkruan se arritja e marrëveshjes me Kosovën është shumë urgjente, përkatësisht është e qartë se kushti për hyrje në BE është njohja e pavarësisë së Kosovës si marrëveshja për kufizim e kufij me të, thotë kumtesa e DSS –së që e transmetojnë medie të Beogradit përcjell Koha.net
Në fund të kumtesës theksohet se kryetari serb Aleksandar Vuçiq ka shfaqur gatishmërinë që të heqë dorë nga Kosova.
Artikuj të ngjashëm
-
Sipas Jovanoviqit, njohja e pavarësisë së Kosovës e kthen Serbinë në vitet e 90-ta
-
Vuçiqi kërkon që Serbisë t’i garantohet anëtarësimi në BE në çfarëdo marrëveshje me Kosovën
-
“Edhe një hap i Vuçiqit drejt njohjes së Kosovës”
-
Jovanoviq: Tradhtia e kryetarit të Serbisë
-
Vuçiq: Rruga e Serbisë drejt BE-së varet nga Kosova