Ka nisur takimi i Këshillit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut, ku marrin pjesë liderët e institucioneve dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. Takimi, që po mbahet në objektin e Kuvendit të premten mbrëma, është thirrur nga presidentja Vjosa Osmani.
Në takim po merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ministra të dikastereve të ndryshëm dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Takimi është ftuar pas vrasjes së grave që kanë ndodhur kohëve të fundit në Kosovë.
Nga takimi pritet që secili përfaqësues të vijë me veprime konkrete për synimin e parandalimit të dhunës në familje.
Artikuj të ngjashëm
-
Pas vrasjes së shtatzënës, Osmani fton në takim liderët institucionalë
-
Nis takimi inaugurues i Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut
-
Nis takimi i presidentes me krerët e partive politike, s'merr pjesë VV-ja
-
Nis takimi i presidentes me liderët politikë
-
Osmani i pret nesër kryetarët e partive