Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vrapimi i përditshëm i gazetares së “politikave të gjelbra”

Gazetarja Behare Bajraktari raporton çdo ditë për “politikat e gjelbra”, por edhe e shijon gjelbërinin që ofron natyra.

Ajo vrapon çdo ditë. Në një intervistë në të hënën në emisionin SOT në KTV, tha se vrapimi i është bërë pjesë shumë e rëndësishme e jetës.

“Vazhdimisht ose eci ose vrapoj, por vitin e fundit, izolimi e shtriu nevojën që të jesh në natyrë më tepër. Edhe si person që jam energjetik, më shumë më pëlqen vrapimi në natyrë se si në palestër. Kam nevojë për relaks. Vrapimi më është bërë pjesë e shëndetit tim, dhe e zgjedhjeve të mia. Kur vrapon vet, je në mendimet e tua, e dëgjon veten. Kur unë dua të bëj një zgjidhje a një ide, vrapoj”, deklaroi Bajraktari.

Sipas saj, të punosh në media është punë stresuese, e vrapimi e ndihmon atë në tejkalimin e stresit.

“Ndonjëherë detyrohem të vrapoj në asfalt, se jo gjithmonë mund të shkoj në Gërmi. Për vrapim, atletet duhet të jenë të përshtatshme. Kur je edh fizikisht mirë, edhe mendja relaksohet. Dua të jap mesazh që pos kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, edhe kryetarët e komunave të tjera, të bëjnë më shumë hapësira për vrapim e ecje”, shtoi gazetarja.

Bajraktari shtoi se gjatë stinës së dimrit ka vrapuar edhe në minus 10 gradë.

Edhe Gazetarët vazhdojnë të jenë cak i sulmeve Arbëri Gazetarët vazhdojnë të jenë cak i sulmeve

Gazetarja e politikave të gjelbra tha se duhet mbikëqyrur çështjen e ndërtimeve të larta në kryeqytet pasi “është betonizuar gjithçka”.

Ajo pohoi se ndërtimi i Prishtinës dhe zvogëlimi i hapësirave të gjelbra ndikojnë në jetën e qytetarëve.