Është viti i dytë që Rruga Llapi është demoluar për t’u riasfaltuar nga Komuna e Prishtinës. Për shkak të gropave, baltës dhe pluhurit, qytetarët shpeshherë po detyrohen të gjejnë alternativa të tjerë për të mos kaluar nëpër këtë rrugë.
Nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e infrastrukturës rrugore në Rrugën e Llapit është bërë në tetor të vitit 2019 dhe vlera kontraktuese ka qenë mbi 190 mijë euro.
Megjithëse punimet nuk kanë vonuar të fillojnë, ato nuk kanë arritur ende të përfundojnë.
Komuna e Prishtinës ka thënë se punët kanë ngecur për shkak të vonesave që ka bërë kompania e Ujësjellësit dhe KEDS-i.
“Puna në atë rrugë është zgjatur pak për shkak të vonesave që kompania KEDS dhe Ujësjellësi kanë bërë, duke futur rrjetin nën tokë. Më së largu javën e ardhshme pritet që të shtrohet një pjesë e kësaj rruge ku kanë përfunduar punimet, ndërsa pjesa tjetër do të bëhet sapo KEDS-i të përfundojë punën”, ka thënë Fejziu, inxhinier i Ndërtimtarisë.
-
Asfaltimi i rrugës “Isa Kastrati”, qytetarët ankohen për vonesa
-
Zllatari pa rrugë e ujë, Komuna dhe ujësjellësi fajësojnë njëri-tjetrin
-
Dëmtohet një gyp, mbesin pa ujë dy rrugë në Prishtinë
-
Zgjedhjet e vitit të ardhshëm i kthejnë rrugët e kryeqytetit në punishte
-
Të enjten fillon asfaltimi i rrugëve në Pejton