Të enjten do të fillojë asfaltimi i rrugëve në lagjen Pejton. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka kërkuar falje për vonesat.
Punimet në këtë lagje kishin filluar nga fundi i tetorit të vitit të kaluar.
“Gjatë kësaj jave do të fillon asfaltimi i rrugëve në Pejton! Më saktësisht të enjten! Kërkojmë falje për vonesat por përveç ndërrimit të kanalizimit, kemi pritur edhe KEDS-in që kabllot e rrymës të vendosen nën tokë si dhe që çdo shtëpi/banesë të ketë lidhje të dyfishtë në rrjetin elektrik”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Sot e deri të premten për shkak të punimeve mbyllen për qarkullim disa rrugë në Pejton
-
Nesër fillon asfaltimi i rrugëve në “Pejton”, mbyllet qarkullimi në tri rrugë deri të premten
-
Nga sot mbyllet përkohësisht rruga “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë
-
Nga e shtuna mbyllet përkohësisht rruga “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë
-
Fillon asfaltimi i rrugës “Muharrem Fejza” në kryeqytet