Kompania e Ujësjellësit Rajonal të Prishtinës ka njoftuar se është dëmtuar një gyp i ujit me diametër fi 200 mm në rrugën e “Llapit” në Prishtinë.
Sipas njoftimit, dëmtimi është bërë nga disa palë të treta.
“Zakonisht, kur gypat dëmtohen nga operatorë ekonomik, punëkryes apo kontraktorë e nënkontraktorë privatë dhe institucionalë, dëmtimet shkaktohen deri në atë masë sa bëhen gjithnjë e më të vështira për sanim. Pa ujë të pijshëm janë të gjithë konsumatorët duke filluar nga rruga e ‘Llapit’ e deri te rruga ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Është njoftuar se ekipet operative dhe mirëmbajtëse të KRU “Prishtina" janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e defektit. Por, se sa do zgjasë sanimi ende nuk dihet për shkak të natyrës së defektit, thotë ujësjellësi.
-
Dëmtohet gypi kryesor, ndërpritet uji në këto zona në Prishtinë
-
Dëmtimi i gypit lë pa ujë një pjesë të Prishtinës qe gati 24 orë
-
Nga shembja e dheut dëmtohet gypi i ujit në rrugën “Kaçaniku” në Prishtinë
-
Dëmtohet gypi, dy rrugë e dy fshatra të Prishtinës mbesin pa ujë
-
Disa rrugë të Prishtinës mbesin pa ujë deri të enjten