Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka mirëpritur angazhimin e Kosovës në dialogun me Serbinë, por thotë se ka ende rrugë të gjatë drejt pranimit në Bashkimin Evropian.
“Ka shumë gjëra për të bërë për të përmirësuar situatën me sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit”, ka shkruar ajo në Tëitter ndërsa thotë se Parlamenti Evropian ka pranuar raportin e saj dhe se në të ka mesazhe të qarta për Kosovën dhe Komisionin Evropian.
Cramon shkruan tutje se BE-ja dëshiron ta shohë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit të vazhdojë, pasi është në interesin e të dyja palëve.
“Pa dialogun, Kosova ka shumë për të humbur”, tha Cramon, ndërsa shton se edhe BE-ja duhet të kryejë “detyrat e saj të shtëpisë dhe Këshilli duhet t’i japë liberalizimin e vizave Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur”.
2/4 We welcome the commitment from #Prishtina, but there is still a long way ahead towards EU accession.There is much to do to improve the situation of rule of law and fight more against corruption. #Kosovo needs to implement its obligations in energy aquis to fight #airpollution
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) March 11, 2021