Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Von Cramon i kërkon BE-së ta mbajë fjalën për liberalizimin e vizave për kosovarët

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka kërkuar nga BE-ja që të mbajë fjalën e saj për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ajo duke komentuar raportin për Kosovën në Komisionin për Punë të Jashtme të PE-së, ka kërkuar që të jepet drita e gjelbër për heqjen e vizave.

Cramoni, ka shtuar se njerëzit në Kosovë janë me të drejtë të frustruar për shkak të zvarritjes së këtij procesi.

“Qytetarët e Kosovës duhet të kenë qasje të njëjtë në Zonën Schengen pa viza, kjo çështje është në Këshillin e BE-së për dy vjet tani. Njerëzit në Kosovë janë të frustruar me të drejtë, prandaj kërkoj nga Këshilli i Bashkimit Evropian që të japë një sinjal, afat kohor të qartë dhe të japë dritën e gjelbër lidhur me këtë vendim sa më shpejt që është e mundur. Kjo ka të bëjë me mbajtjen e premtimit tonë në rajon”, ka thënë Cramon në fjalimin e saj.

Presidenca e Këshillit të Bashkimit Evropian që aktualisht udhëhiqet nga Gjermania, nuk ka futur në agjendë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Edhe Von Cramon: Vizat me dialogun të mbeten çështje të ndara Arbëri Von Cramon: Vizat me dialogun të mbeten çështje të ndara

Parlamenti Evropian të mërkurën njoftoi se sërish do t’i bëjë thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian, që nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë sa më shpejt.

Kjo ftesë e PE-së përsëritet në draft-raportin për Kosovën, të përgatitur në Komisionin e Politikës së Jashtme nga raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon. Kjo thirrje nuk është e re, pasi Parlamenti Evropian vazhdon të jetë i vetmi institucion i BE-së që nga fillimi i referohet Kosovës si shtet dhe vazhdimisht kërkon nga shtetet anëtare që ta njohin shtetësinë e Kosovës.