Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Von Cramon: Na duhet Serbi demokratike, e jo vazhdim të qetësimit të Vuçiqit

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka mirëpritur deklaratat e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në lidhje me çështjen Kosovë – Serbi.

Von der Leyen në vizitën e saj në Prishtinë e Beograd përmendi se Serbia duhet ta njohë “de facto” Kosovën.

Von Cramon në platformën “X” ka thënë se nga Bashkimi Evropian duhet një qartësi e ngjashme edhe në lidhje me sundimin e ligjit në Serbi, lirinë e medias dhe demokracinë.

“Mirëpres qartësinë nga Von der Leyen mbi marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën. Megjithatë, do të ishte mirë që e njëjta qartësi të ishte për: mangësitë e Serbisë në sundim të ligjit, lirinë e medias dhe demokracinë. Na duhet Serbi demokratike, e jo të merremi më tutje me qetësimin e Vuçiqit”, ka shkruar Von Cramon.