Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Von Cramon: Vendimi për Manastirin, hap i domosdoshëm lidhur me sundimin e ligjit

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për ta zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dhënien e pronave Manastirit të Deçanit.

Von Cramon ka thënë se sundimi i ligjit është thelbësor për një shoqëri evropiane funksionale.

“Kam kërkuar vazhdimisht nga të gjitha qeveritë e Kosovës në 4-5 vjetët e fundit që të veprojnë për këtë pasi është hap i domosdoshëm në lidhje me sundimin e ligjit në Kosovë”, ka shkruar më tej ajo në platformën X.

 

Qeveria e Kosovës ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që t’ia njohë Manastirit të Deçanit të drejtën në pronë në 24 hektarë. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se këtë vendim e ka marrë për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.