Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’ia dhënë tokat Manastirit të Deçanit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Szunyog në një postim në platformën “X” ka thënë se “mbështetja e sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë parakushte të nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së”.
“Një ditë e mirë për sundimin e ligjit në Kosovë. Zbatimi i shumëpritur i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 në rastin e Manastirit të Deçanit dhe regjistrimi i tokave të Manastirit më në fund është realitet. BE-ja është e bazuar në sundimin e ligjit. Mbështetja e sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë parakushte të nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Vendimi i sotëm është hap i mirëseardhur, që tregon për përkushtimin e Kosovës”, ka shkruar Szunyog.
Vendimi ishte përshëndetur edhe nga emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
A good day for the rule of law in #Kosovo!
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) March 13, 2024
The long-awaited implementation of the 2016 Constitutional Court decision on the case of @DecaniMonastery & the registration of the Monastery's land is finally a reality (1/2)
Rohde mirëpret vendimin për pronat rreth Manastirit të Deçanit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit.
Ai në një postim në rrjetin X ka shkruar se ndonëse i vonuar, zbatimi i vendimit shënon një hap të rëndësishëm në përkushtimin e shtetit të Kosovës ndaj sundimit të ligjit.
“Më në fund është bërë. Edhe pse zbatimi i vendimit të Kushtetueses për Deçanin ishte shumë i vonuar, ai shënon një hap të rëndësishëm në përkushtimin e shtetit ndaj sundimit të ligjit. Ne përgëzojmë Qeverinë e Kosovës, të gjithë aktorët politikë të përfshirë dhe Manastirin e Deçanit për këtë moment historik” shkroi Rohde.
Sot, kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Kushtetueses për tokën rreth Manastirit të Deçanit.
It's finally done??
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) March 13, 2024
Even though the implementation of the ?? @Const_CourtRKS's Decani ruling was long overdue, it marks an important step in ??'s commitment to rule of law⚖️. We congratulate the ?? government, all political actors involved & the @DecaniMonastery on this milestone