Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth ka mirëpritur sot vendimin e Qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit.
Ai në një postim në rrjetin social X, ka shkruar se vendimi për zbatimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat e manastirit është një lajm i mirë.
“Lajm i mirë nga Prishtina! Përgëzime dhe falënderime për Kosovën për hapin e madh përpara për forcimin e sundimit të ligjit. Është një shenjë e madhe shprese për ambicien e Kosovës për t'iu bashkuar së shpejti Këshillit të Evropës. Është e merituar”, ka shkruar Roth.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka bërë të ditur se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale ta regjistrojë pronën e Manastirit të Deçanit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
-
QUINT-i mirëpret vendimin për pronat e Manastirit
-
Von Cramon: Vendimi për Manastirin, hap i domosdoshëm lidhur me sundimin e ligjit
-
Szunyog për vendimin për tokat rreth Manastirit të Deçanit: Ditë e mirë për sundimin e ligjit
-
Rashiq për 24 hektarët e Manastirit të Deçanit: Kurti më tha po e bëj për shkak teje
-
Macroni e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatim të Asociacionit