Eurodeputetja Viola von Cramon vlerëson se Kosova ka merituar të jetë pjesë e Samitit për Demokraci, që do të mbahet më 9 e 10 dhjetor në SHBA.
Ajo në Twitter ka shkruar se mosftesa për Kosovën është një gabim i qartë i Administratës Biden.
“Pajtohem që Kosova e meriton të jetë në Samit, por nuk e kuptoj cilat arsye të sigurisë e pengojnë pjesëmarrjen. Ky është gabim i qartë nga Administra Biden që shpresoj se ende mund të përmirësohet”, ka shkruar Cramon në një përgjigje në Twitter në postimin e analistit politik, Agon Maliqi.
Ambasada e SHBA-së në Kosovë në një përgjigje tha se “jo të gjithë partnerët e SHBA-së mund të akomodohen në këtë samit”.
E sot, kryeministri Albin Kurti tha se përgjigja e ambasadës është pikërisht ajo që mendon edhe Qeveria.
Nga rajoni janë ftuar Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia.
-
Publikohet lista e shteteve të ftuara në Samitin për Demokraci
-
E konfirmuar: Kosova ftohet nga Bideni në Samitin për Demokraci
-
Zëri i Amerikës: Kosova do të ftohet në Samitin për Demokraci
-
Mediat në Serbi thonë se ky shtet tash ka marrë ftesën për Samitin për Demokraci në SHBA
-
SHBA-ja s’pranon të komentojë pse nuk ftoi disa vende në Samitin e Demokracisë