Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Von Cramon i reagon Vuçiqit për paralajmërimin për largim nga KiE: Po bën blof

Viola Von Cramon dhe Aleksandar Vuciq

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i ka reaguar presidentit serb i cili të premten në një intervistë ka thënë se nëse Kosova anëtarësohet në Këshillin e Evropës, Serbia do të largohet.

Von Cramon është përgjigjur në pyetjen që ka ngritur gazetari gjerman, Michael Martens, nëse këtë deklaratë të Aleksandër Vuçiqit Perëndimi do ta quajë blof apo do ta marrë si të mirëqenë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sigurisht një blof. Sigurisht se Serbia nuk do të largohet. Deklarata nuk duhet t’i bëjë përshtypje askujt”, është përgjigjur ajo në platformën X.

“Anëtarët e Këshillit të Evropës do të vendosin vetë se kush do të pranohet”, ka theksuar më tej.

Von Cramon ka shtuar se Serbia nuk është larguar nga UEFA e FIFA pas anëtarësimit të Kosovës në to, e se “shumicës së njerëzve në Serbi nuk iu intereson”.