Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë të jetë bërë xheloz e mbase t’i ketë mbetur hatri, që presidenti Hashim Thaçi vizitoi liqenin e Ujmanit pa e ftuar edhe atë.
I ka thënë se gjatë viteve të ’90-a, Thaçi e gjente atë ku ishte e ku jo, “për të kryer aksione kundër forcave serbe”. Këtë postim të tij në Facebook, Lushtaku e ka shoqëruar me dy fotografi, një të moçme bashkë me Thaçin para një busti të Adem Jasharit, e tjetrën një të Thaçit pa të në Ujman.
Megjithatë Thaçi ka shkuar në Ujman pikërisht në kohën kur në Prishtinë mijëra qytetarë ishin mbledhur që të protestojnë kundër tij. Për të shkuar atje Thaçi ka thënë se nuk ka marrë leje nga askush, duke aluduar në Beogradin.
“Më bëre të ndjehem xheloz i nderuar President, bashkëluftëtari im, miku im. Dje ishe për vizitë në Ujman dhe harrove të më ftosh që ta vizitojmë së bashku atë bukuri natyrore të Kosovës, kurse në vitet 90-ta, më gjeje aty ku isha e ku nuk isha, për të kryer aksione kundër forcave serbe. Sidoqoftë, të qoftë hallall që neve vegjëlinë, na bëre të ndihemi krenarë”, ka thënë Lushtaku.

-
Bahtiri viziton Ujmanin, thumbon Thaçin
-
Ministri Gashi thotë se ishte përgjegjësi e MPB-së të siguronin vizitën e Thaçit në Ujman
-
UNMIK-u s’ka qenë fare i informuar për vizitën e Thaçit në Ujman
-
Thaçi: Nuk kam marrë e as nuk marr leje nga askush për të vizituar Ujmanin
-
Thaçi: Nuk kam marrë e as nuk marr leje nga askush për të vizituar Ujmanin