UNMIK-u nuk ka qenë fare i njoftuar, e rrjedhimisht as i përfshirë, në vizitën e presidentit Hashim Thaçi në Ujman më 29 shtator, ka thënë zëdhënësja e UNMIK-ut, Sanam Dolatshahi.
“Personeli dhe automjetet e UNMIK-ut në atë zonë ishin të pranishme vetëm në përmbushjen e përgjegjësisë mbikëqyrëse, të cilat përfshijnë përcaktimin dhe vlerësimin e zhvillimit të situatës në terren brenda mandatit të Misionit”, tha ajo në një deklaratë për “Tanjugun”, transmeton Koha.net.
Vizita e Thaçit në Ujman dhe në njërën nga pikat doganore në veri të vendit, atë të Bërnjakut, ka shkaktuar zemërim të madh tek serbët, ku presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, urdhëroi vënien në gatishmërinë më të lartë luftarake ushtrinë e Serbisë.
-
Vuçiqi e lut UNMIK-un “t’ia tërheqë vërejtjen Prishtinës”
-
Ministri Gashi thotë se ishte përgjegjësi e MPB-së të siguronin vizitën e Thaçit në Ujman
-
Media serbe: KFOR-i dhe OKB-ja ndihmuan Thaçin të qëndrojë në Ujman
-
Thaçi: Nuk kam marrë e as nuk marr leje nga askush për të vizituar Ujmanin
-
Vogëlsinë e Lushtakut e ka bërë xheloz vizita e Thaçit në Ujman