Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri Gashi thotë se ishte përgjegjësi e MPB-së të siguronin vizitën e Thaçit në Ujman

Vizitën e presidentit Hashim Thaçi katër ditë më parë në Liqenin e Ujmanit, ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, e ka cilësuar si të qëlluar, shkruan sot Koha Ditore.

Ai, të martën, gjatë raportimit para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka thënë se kanë qenë të obliguar që të përmbushin kërkesën e Thaçit për ta siguruar gjatë vizitës. Sipas tij, këtë e kanë edhe përgjegjësi.

Megjithatë, Gashi ka refuzuar që të përgjigjet nëse për këtë vizitë ka qenë i njoftuar paraprakisht. Po ashtu, e ka injoruar edhe pyetjen nëse kjo vizitë ka shkaktuar provokim, duke qenë se Serbia ka ngritur nivelin e sigurisë.

Ministri Gashi është pyetur edhe rreth sigurimit të buxhetit për rritjen e pagave të policëve e zjarrfikësve, për shkarkimin e kryeshefit të Inspektoratit të Policisë së Kosovës (IPK), Hilmi Mehmeti, si dhe emërimit të kryeshefes, Miradije Kelmendi. I shoqëruar gjatë raportimit para komisionit, ministri ka qenë edhe nga Kelmendi.

Fillimisht, lidhur me vizitën e presidentit Thaçi në Liqenin e Ujmanit, pyetje i ka parashtruar anëtari i komisionit, njëherësh deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)