Në një bashkëbisedim në podcastin PIKË me publicistin Veton Surroi, ish-ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Miodrag Vlahoviq, ka deklaruar se Serbia mbetet një faktor destabilizues në rajon, duke theksuar se ndikimi i saj shtrihet në disa shtete të Ballkanit.
“Ekziston një problem në Ballkan që quhet Serbi. Ai është gjeneratori i shumë problemeve në mjedisin e Serbisë, dhe në të gjitha vendet tona”, u shpreh Vlahoviq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi theksoi se Mali i Zi duhet të synojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian para së gjithash për interesin e vet, e jo si një mjet për të ndikuar në zhvillimet në Serbi apo në rajon. Sipas tij, pritjet që integrimi i Malit të Zi në BE do të transformojë automatikisht Serbinë janë të ekzagjeruara.
“Kam zakon të them, në mënyrë eufemiste, se është e qartë se të gjithë kemi një ‘mik të përbashkët’, ne, boshnjakët dhe kosovarët, por më duket se ka kohë që është bërë e papërshtatshme ta përdorim si argument pro ose kundër se është mirë që Mali i Zi të hyjë sepse do të ketë ndikim... është e mundur, ndoshta, do të ishte mirë, por kjo nuk është çështja”, shtoi ai.
Sipas tij, ekziston një përpjekje për të ndikuar në zhvillimet e brendshme të Malit të Zi, përfshirë edhe ndryshimin e identitetit shtetëror dhe politik të vendit. Ai paralajmëroi se këto ndikime mund të synojnë transformimin e Malit të Zi në një shtet me karakteristika të theksuara etnike, të ngjashme me strukturën e Bosnjë dhe Hercegovinës.
Megjithatë, Vlahoviq theksoi rëndësinë e ruajtjes së konceptit qytetar të shtetit malazez dhe shmangien e ndarjeve etnike si përgjigje ndaj presioneve të jashtme.
“Mali i Zi duhet të zhvillojë një koncept qytetar autentik gjithëmalazez, natyrisht, duke e ditur që në fillim, në mes, në fund se pa malazezët nuk ka Mal të Zi, pra eliminimin e identitetit malazez dhe në fakt eliminimin e shtetësisë malazeze dhe anasjelltas”, përfundoi ish-ministri.