Gati askush nga zyrtarët e institucioneve publike nuk është vënë para përgjegjësisë për milionat e keqpërdorur, për punësimet e paligjshme dhe për shkeljet në procedurat e prokurimit.
Heshtja e institucioneve të drejtësisë ka bërë që të humbë kuptimi i raporteve të Zyrës Kombëtare të Auditimit, që dëshmojnë për një mal parregullsish nga zyrtarët publikë.
As marrëveshja e ZKA-së me Prokurorinë e Shtetit për “bashkërendim” të veprimeve, e arritur dy vjet më parë, nuk ka prodhuar efekte, shkruan sot “Koha Ditore”. Pak raste të hetimeve që kanë nisur si rezultat i raporteve të këtij institucioni kanë dështuar ose rrezikojnë të dështojnë si pasojë e përgatitjes së dobët profesionale nga ana e prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Shpërfillja që institucionet e drejtësisë ua bëjnë gjetjeve të Auditorit kanë trimëruar institucionet publike dhe të punësuarit në to. Rekomandimet e ZKA-së, të përsëritura çdo vit, nuk zbatohen, ndërsa vjedhjet dhe veprimet e tjera kundërligjore vazhdojnë me tendencë rritjeje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Auditimet e kota
-
Gjithsej 3 aktakuza për 400 denoncime nga Zyra Kombëtare e Auditimit
-
ZKA-ja kritikon Prokurorinë e Shtetit për mostrajtim të rasteve të saj
-
ZKA: Sistemi shtetëror i mangët në mbrojtjen dhe rehabilitimin e rasteve të dhunës në familje
-
Shala: Prokuroria trajton joseriozisht informatat që vijnë nga ZKA-ja, asnjë aktakuzë e ngritur