Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Shala: Prokuroria trajton joseriozisht informatat që vijnë nga ZKA-ja, asnjë aktakuzë e ngritur

Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka deklaruar se ka një trajtim jashtëzakonisht joserioz të informatave dhe të raporteve të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA).

“Në raportet e IKD-së, që ne i kemi përkitazi me korrupsionin në fushën e prokurimit publik, ne nuk kemi gjetur asnjë aktakuzë për ndonjë rast, i cili është iniciuar mbi bazën e ndonjë informate të ZKA-së apo të ndonjë raporti të publikuar që aq më pak prokurori e ka nisur me vetiniciativë këtë rast”, ka thënë Shala, në emisionin “Tempus”, i cili transmetohet në KTV.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë rast që është avancuar tutje në Prokurori të Shtetit.

“Përpos kësaj është problematikë edhe aspekti tjetër që në fusha të caktuar ndoshta vinë kallëzime penale nga institucione të tjera, nga qytetarë, nga policia etj. Raportet e ZKA-së nuk përdoren as si prova rrethanore në fazën hetimore ose në fazën gjyqësore për të mundur fakte të caktuara të figurës së veprës penale për t’i dëshmuar me këto raporte”, ka thënë Shala.

Hulumtuesi Shala deklaroi se kjo mënyrë se si ka vepruar për shembull Prokurori i Shtetit në një farë forme ia humb vetë kuptimin ZKA-së.

Edhe Ekzaminimi i telefonave pa vendim gjyqësor – sonte në “Interaktiv” me Gzim Shalën INTERAKTIV Ekzaminimi i telefonave pa vendim gjyqësor – sonte në “Interaktiv” me Gzim Shalën

Ai tha se nëse lexohen raportet e ZKA-së, definitivisht të njëjtat janë shqetësuese.

“Ne pe respektojmë parimin e prezumimit të pafajësisë mirëpo do na duhej të paktën një përgjigje e prokurorisë nëse në rastin konkret kemi të bëjmë ose jo me krim”, tha Shala.