Arbëri

Vjedhjen e kapakëve të pusetave s’ka kush e ndal

Ende vazhdojnë vjedhjet e kapakëve të pusetave në kryeqytet. Banorët e rrugës “Bardhok Biba” në Prishtinë janë shprehur të shqetësuar, duke kërkuar që të ndalohet kjo dukuri.

Zyrtarët komunalë të Prishtinës thonë se është hera e katërt që në këtë rrugë kanë rivendosur kapakët nëpër puseta. E kjo gjë atyre po u shkakton edhe dëme në buxhetin vjetor për infrastrukturë.

Shkak për këtë janë vjedhjet e shpeshta të kapakëve të pusetave në këtë rrugë. Kjo gjendje e krijuar po i shqetëson banorët e kësaj lagjeje. Ata thonë se ballafaqimi me këtë problem tashmë është shndërruar në përditshmëri të tyre.

Vetëm në këtë lagje zyrtarët komunalë të Prishtinës tregojnë se është hera e katërt që kanë rivendosur kapakët nëpër puseta. E kjo gjë atyre po u shkakton edhe dëme në buxhetin vjetor për infrastrukturë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, tha për televizionin publik se ka pasur raste kur policia ka intervenuar, duke intervistuar persona, të cilët dyshoheshin për vjedhjen e kapakëve të pusetave si dhe shitjen e tyre.

Zyrtarët policorë theksojnë se kjo dukuri ka qenë më e shpeshtë në të kaluarën, ndërsa kohët e fundit denoncimet e qytetarëve janë më të rralla për këtë çështje.