Sërish është zbuluar puseta në rrugën "Rexhep Luci" në Prishtinë, duke rrezikuar kështu këmbësorët e painformuar për ekzistimin e saj, posaçërisht fëmijët e shkujdesur, në të cilën mund të përfundojë, ose të thyejnë gjymtyrët në të.
Kësaj pusete, e cila gjendet në qendër të kryeqytetit, që prej më se një viti nuk i është bërë një zgjidhje e përhershme, duke i vënë kapak për të evituar rreziqet prej saj.
Ajo qe kamufluar nga Komuna, njëherë i qe vënë një karrige përmbi, e pastaj iu vu një kapak betoni, i cili, siç shihet në foto, tashmë është ndarë përgjysmë dhe përbën rrezik serioz për kalimtarët./S.G.
